TBU përqëndrohet te biznesi, pra te përgatitja me njohuritë bashkëkohore e kandidatëve që i nevojiten biznesit për drejtim, administrim dhe në fushën juridike. Shkolla të ndryshme zgjedhin anë të veçanta të veprimtarisë së njësive private apo publike për të përgatitur kandidatë në funksion të nevojave të zhvillimit të ekonomisë. Stadi i sotëm i zhvillimit, me hapjen e tregjeve dhe me globalizimin e tyre, kërkon njerëz me ide dhe vizion, njerëz të aftë të konkurrojnë dhe të jetojnë gjatë në biznes. Një biznes jeton gjatë jo vetëm nga profili ekonomik i zgjedhur, por nga cilësia e stafit për të zhvilluar këtë veprimtari dhe për ta trajtuar atë si një trup në lëvizje. TBU synon t’i përgjigjet këtyre kërkesave duke qenë një universitet lehtësisht i dallueshëm nga shkollat e tjera. TBU, i themeluar nga njerëz jo vetëm me prejardhje akademike, por edhe me cilësi të spikatura në biznes, njeh shumë mirë mungesat e tregut për veprimtari të suskseshme ekonomike të shoqërive tregtare, të funksionimit të tyre dhe të minimizimit të riskut për shkak të mospajisjes së duhur me staf cilësor. Ekonomia shqiptare, ashtu siç tregon gjithë eksperienca e vendeve të tjera të zhvilluara dhe në zhvillim, do të funksionojë mbi bazën e parimeve të udhëheqjes së korporatës (corporate governance)...

Hapa të vegjël që vrapojnë në mënyrë galopante drejt një të ardhme plot vizion! Kam thënë gjithmonë më thuaj ku studion të të them si do të bëhesh, ndërsa sot them me krenarinë më të madhe që unë studioj në TBU.