Rruga e Kavajës, Tiranë | info@tbu.al
Studioni në TBU Misioni Historia dhe Themeluesit Partnerët Shërbimet Drejtuesit dhe Organigrama
Administrim Biznesi Business Law
Kriteret e Pranimit Formular Aplikimi Tarifa Regjistrim
Na Kontaktoni FAQ - Pyetje të shpeshta Harta
Konferenca shkencore Konkurs Debate Profesionale Trainime Seminare Te ndryshme
Libra Revista Artikuj te ndryshme Video
Studente Bachelor Studente Masteri Pedagoget Bashkepunetore
Drejtuesit dhe Organigrama
Regjistrohu Online!

Drejtuesit dhe Organigrama


Asambleja e Ortakëve
Artan Hoxha
Enea Janko
Gjergj Buxhuku

Bordi Drejtues
Artan Hoxha - President
Enea Janko - Anëtar
Gjergj Buxhuku - Anëtar

Spiro Brumbulli - Anëtar

Vangjel Kosta - Anëtar

Administrator i Përgjithshëm
Enea Janko

Rektor Nderi
Professor Dr. Horst-Dieter Westerhoff

Rektor
Dr. Spiro Brumbulli

Dekan Nderi i Fakultetit të Administrim Biznesit
Prof.em.Dr. Jürgen Wolfbauer

Dekan i i Fakultetit të Administrim Biznesit
Dr. Spiro Brumbulli

Dekan Nderi i Fakultetit Business Law
Dr. Hans-Achim Roll

Dekan i Fakultetit Business Law
Vangjel Kosta

Bordi Ndërkombëtar Këshillimor 
Professor Dr. Horst-Dieter Westerhoff
Prof.em.Dr. Jürgen Wolfbauer
Dr. Hans-Achim Roll
Oliver Whittle
Stephen Strauss
Gary J. Reid






Artan Hoxha 
Themelues dhe President i Bordit të Administrimit të TBU

Artan Hoxha është një nga ekspertët e mirënjohur të ekonomisë. Ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik (1992-1993); Drejtor e më pas President i Institutit të Studimeve Bashkëkohore (ISB) nga viti 1997 e në vazhdim; anëtar i Këshillit të Administrimit të Universitetit të Tiranës (Shkurt 2008-Maj 2010); anëtar i Bordit Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Europën Juglindore (SEERC) në Selanik të Greqisë; anëtar i Bordit Këshillimor të Televizionit Ora News; anëtar i Bordit Këshillimor të Revistës Monitor; themelues, anëtar dhe Drejtor i Bordit të Drejtorëve të Qendrës së Arbitrimit dhe Ndërmjetësimit Tregtar, janë disa nga rolet e mbajtura apo në ushtrim e sipër nga z. Hoxha. Përgjatë karrierës së tij mbi 20 vjeçare, z. Hoxha ka kontribuar në përgatitjen e politikave, strategjive dhe ligjeve më të rëndësishme të lidhura me reformat ekonomike dhe institucionale. 


Vitet e fundit, ka luajtur rol thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin. 


Z. Hoxha është një nga opinionistët e njohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, instuticionale dhe politike me një aktivitet të spikatur mediatik në medien televizive dhe shtypin e përditshëm. 


Z. Hoxha, trajner i licencuar në Administrim Biznesi nga ILO Training Center në Torino të Italisë (1997), është një njohës i thelluar i çështjeve të lidhura me zhvillimin e sektorit privat. Institucione shtetërore shqiptare apo ndërkombëtare si dhe biznese shqiptare e të huaja ne Shqipëri i drejtohen për këshillim. 


Z. Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Shkollën Pasuniversitare Enrico Mattei të Grupit Eni, Itali (1994-1995) dhe ato universitare në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës (1984-1989). Ai është shpallur dy herë rresht, në vitet 1982 dhe 1983, fitues i vendit të parë në Olimpiadat Kombëtare të Matematikës.



Enea Janko
Themelues dhe Administrator i TBU

Enea Janko ndërthur eksperiencën praktike me atë akademike në administrimin  e biznesit. Administrator i disa bizneseve: themelues dhe administrator i  "EJ Business Consulting" nga viti 2008 e në vazhdim; Drejtor i Përgjithshëm  i "Birra Tirana" sh.a, një prej kompanive më të mëdha e të suksesshme shqiptare (2003-2008); Drejtor i Përgjithshëm i "Bursa e Tiranës" sh.a (2002); Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Mediatike Spektër sh.a/Gazeta Shekulli (1997-1998)  si dhe lektor i lëndëve "Sjellje Organizative" dhe "Hyrje në Ekonomi" në  Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik i  Universitetit "P&S Qiriazi", Universiteti Justiniani i Parë; janë dy drejtimet e  eksperiencës së Z. Janko që e bëjnë atë një njohës të shkëlqyer të çështjeve  të drejtimit e menaxhimit të biznesit në përgjithësi e të bizneseve në mjedisin  shqiptar në veçanti, e në këtë kuadër edhe të natyrës së njohurive dhe aftësive  që bizneset shqiptare dhe tregu i punës kërkojnë nga universitetet shqiptare  lidhur me rolet e menaxherëve, financierëve apo juristëve. 


Eksperienca e Z. Janko përfshin edhe ushtrimin e funksioneve të rëndësishme  në administratën shtetërore (1998-2002) ku spikasin: Këshilltar i Ministrit të  Financave, Ekspert i Mbikëqyrjes së Bankave dhe Institucioneve Financiare  (Ministria e Financave), Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Përfaqësues i Shqipërisë në Organizatën e Bashkëpunimit  të Vendeve të Detit të Zi. Kjo eksperiencë pasurohet me aktivitetin e tij mediatik (1994-1998) si gazetar dhe redaktor i çështjeve ekonomike në disa gazeta të vendit ku ka botuar mbi 500 artikuj. 


Z. Janko, është diplomuar për Financë në Fakultetin e Ekonomisë/Universiteti  i Tiranës në vitin 1994. Ai zotëron titullin Master në Administrim Publik të dhënë nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës dhe Universiteti i Nebraskës (SHBA) dhe është në përfundim të studimeve për PhD në fushën e Qeverisjes së Korporatave



Gjergj Buxhuku
Themelues dhe Anëtar i Bordit të Administrimit të TBU

Gjergj Buxhuku është nismëtari dhe Administrator i Përgjithshëm i Konfederatës së Industrive të Shqipërisë (Konfindustria), një nga organizatat më të njohura e më aktive në mbështetje të zhvillimit industrial dhe të mbrojtjes së interesave të industrive shqiptare. Si drejtues i Konfindustrisë dhe njohës i thelluar i çështjeve ekonomike të biznesit, Z. Buxhuku spikat për aktivitetin intensiv publik e mediatik si dhe për njohjet e lidhjet e tij me bizneset industriale e të shërbimeve shqiptare dhe të huaja në Shqipëri si dhe me konfederata të industrive të vendeve të ndryshme europiane. 


Eksperienca 20 vjeçare e z. Buxhuku shënon kryerjen edhe të detyrave të rëndësishme shtetërore ku spikasin roli i tij si këshilltar për çështjet ekonomike të Presidentit të Republikës së Shqipërisë (2003-2004); këshilltar i Kryeministrit (2002); Koordinator në Këshillin e Ministrave( 1997-1999); këshilltar i Ministrit të Ekonomisë Publike dhe Privatizimit (1999), anëtar i Këshillit Drejtues dhe Themelues i Albanian Mobile Communication-AMC.sh.a (1995-1998); ekspert në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit (1994-1997), ekspert në politikat tregtare dhe tregtinë ndërkombëtare në Ministrinë e Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë (1992-1993). 

Eksperienca e tij përfshin edhe aktivitete akademike si lektor për lëndën e menaxhimit të medies në Departamentin e Gazetarisë, Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tiranës (1998) si dhe analist i Radios "Europa e Lirë" (2001-2002). 


Z. Buxhuku ka kryer studimet Master në Menaxhim Projekti në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Republikës së San Marinos (1992-1994) ndërsa studimet universitare i ka kryer në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave, Universiteti Politeknik i Tiranës (1984-1989).


Dr. Spiro Brumbulli
Rektor dhe Dekan e Fakultetit të Administrim Biznesit në TBU

Spiro Brumbulli është një nga personalitetet e drejtimit në fushën e institucioneve financiare, me ekseperiencë 13 vjeçare, brenda dhe jashtë vendit. Për periudhën 2008 – 2010 ka qenë Drejtor i Degës së Bankës Kombëtare Tregtare në Kosovë, duke krijuar rrjetin e njësive të Bankës dhe rritjen e saj si banka më e re në Kosovë. Z. Brumbulli vinte në këtë ndërmarrje të guximshme pas një eksperience pesëvjeçare si drejtor i Degës së Bankës Kombëtare të Greqisë në Shqipëri. Në drejtimin e tyre, z. Brumbulli ka pasqyruar profesionalizëm të lartë bashkëkohor, etikë dhe vision. Janë të dallueshme rezultatet e këtyre shoqërive nën drejtimin e tij si për sa i përket rritjes në treg, ashtu edhe fitueshmërisë.


Në periudhën 1997 – 2000 z. Brumbulli ka qenë Drejtor i Bankës Kombëtare Tregtare Sh.a., bankë shtetërore e cila ju nënshtrua procesit të privatizimit. Pas procesit të privatizimit, ai vazhdoi kontributin te kjo bankë në rolin e zëvëndës drejtorit të përgjithshëm deri në vitin 2003.


Karrierës në drejtim në sektorin publik dhe atë privat i parapriu një eksperiencë e shkëlqyer akademike. Pas përfundimit të Fakultetit të Ekonomisë në vitin 1985, z. Brumbulli për 12 vjet ka qenë pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ka kryer disa specializime në Gjermani, Angli, Greqi dhe Itali.


Karrriera akademike e zotit Brumbulli përfshin kontributin në hartimin e programeve të reja mësimore në Degën e Financës, është autor i tekstit mësimor “Investimet” dhe “Investimet – ushtrime dhe problema të zgjidhura”, autor i disa artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit.  Z. Brumbulli ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave Ekonomike” në vitin 1994.


Z. Brumbulli ka qenë gjithashtu antar i Komitetit Qeveritar të Bisedimit të Borxhit të Jashtëm, Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.


Vangjel Kosta
Dekan i Fakultetit Business Law në TBU

Vangjel Kosta është një nga juristët më të njohur shqiptarë në sferën e të drejtës së biznesit, civile dhe administrative lidhur me mjedisin rregullator të biznesit dhe marrëdhëniet shtet-biznes. Eksperienca e tij përfshin karriere shumëvjeçare gjyqësore që kulmon me anëtarin e Gjykatës së Lartë, seksioni tregtar e civil në vitet 1993-2000. Pas mbarimit të mandatit në Gjykatën e Lartë Z. Kosta ushtron profesionin e avokatit dhe ekspertit ligjor në shërbim të shumë bizneseve shqiptare e të huaja dhe është i mirënjohur për profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj klientëve. Ai jep kontribut te çmuar edhe në rrjetin e shërbimit ligjor falas. Z. Kosta është nje arbitër i certifikuar në mosmarrëveshjet tregtare dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Qendrës së Ndërmjetësimit dhe Arbitrimit Tregtar që nga viti 2001 e në vazhdim dhe është përzgjedhur arbitër nga palët në disa çështje arbitrazhi. Z. Kosta është pedagog në Shkollën e Magjistraturës që nga viti 2000 e në vazhdim ku zhvillon lëndët e procedurës civile si dhe të administrimit të gjykatave. Z. Kosta është një ekspert i njohur edhe në draftimin ligjor, anëtar i grupit të eksperteve për reformën ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë që nga viti 1999 e në vazhdim. 


Ai ka dhënë kontribute thelbësore në hartimin e një numri të madh ligjesh apo amendimesh ligjore në fushën e së drejtës së biznesit, civile dhe administrative, ku spikasin ato të organizimit të sistemit gjyqësor, ai i gjykatave administrative, kodi civil dhe i procedurave civile, kodi i procedurës administrative, ligjet mbi mjedisin, konkurrencën, telekomunikacionin, dhe mjaft ligje te tjera. Z. Kosta është trajner i kualifikuar dhe ka zhvilluar një numër të madh kursesh trajnimi për gjyqtare si dhe ka botuar mjaft artikuj shkencorë e profesionalë në revista të specializuara të fushës së drejtësisë si dhe disa tekste mësimore. Z. Kosta ka marrë pjesë në disa kurse trajnimi të organizuara nga institucione ndërkombëtare të specializuara në fushën e së drejtës apo ato të organizuara nga institucionet e drejtësisë apo Universitete në Europë e ShBA. Z. Kosta i kreu studimet universitare për drejtësi në Universitetin e Tiranës (1979-1983).



Professor Dr. Horst-Dieter Westerhoff
Rektor Nderi
An
ëtar i Bordit Këshillmor Ndërkombëtar të TBU

Prof.Dr. Westerhoff është një shkencëtar i mirënjohur në fushen e ekonomisë dhe statistikës. Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i kabinetit të tre kancelarëve të Qeverisë Federale Gjermane: Helmut Kohl, Gerhard Schröder and Dr. Angela Merkel gjatë 1989-2006, ai ka dhënë kontribut të çmuar në disa çështje thelbësore  të tilla si, unifikimi i dy Gjermanive, Bashkimi Monetar Europian, TI-Infrastruktura,  Integrimi i Emigranteve. Ai është aktualisht menaxher i Gesellschaft zum Studium strukturpolitischer Fragen, një organizatë pranë Parlamentit Gjerman që sjell së bashku politikanë, shkencëtare dhe biznese për të diskutuar çështje dhe politika ekonomike.


Prof. Dr. Westerhoff mori gradën Doktor në Ekonomi në Universitetin e Münster. Ai është lektor për Ekonominë dhe Statistikën në Universitetin shtetëror të Duisburg- Essen dhe lektor për Ekonominë Politike në Universitetin privat Steinbeis në Berlin. Ai ka publikuar një numër mjaft të madh artikujsh shkencorë dhe libra lidhur me ekonominë dhe statistikën.



Prof.em.Dr. Jürgen Wolfbauer
Dekan Nderi i Fakultetit të Administrim Biznesit
Anëtar i Bordit Ndërkombëtar Këshillimor në TBU

Jürgen Wolfbauer ka titullin Professor Emeritus në Ekonomi Inxhinierike dhe Menaxhim  në Universitetin Montanuniversität Leoben, Austri, me 40 vjet eksperiencë në  mësimdhënie në universitet, e kombinuar kjo me aktivitetet kerkimore dhe këshillimore për grupe të ndryshme industriale, administratën publike dhe universitetet, në Austri dhe në vende të tjera. Eksperienca e tij përfshin: Kërkime në Analizën e Sistemeve, Menaxhimin e Kërkim - Zhvillimit, Kibernetika në Menaxhim, Mjedisi dhe Ekonomia, etj. Prof.Em.Dr Wolfbauer-it i është akorduar titulli Doktor Nderi nga Universiteti Miskolc në Hungari. Ai është Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Kërkimit Joanneum Graz, Austri dhe Kryetar i Grupit të Kërkimeve për Analizën e Sistemeve në Universitetin e Leoben.Ai shënon në veprimtarinë e tij më shumë se 170 raporte kërkimore dhe publikime.



Dr. Hans-Achim Roll
Dekan Nderi i Fakultetit Business Law
Anëtar i Bordit Ndërkombëtar Këshillimor në TBU

Dr. Hans-Achim Roll është një ekspert i mirënjohur i të drejtës dhe administratës publike. Karriera e tij zyrtare në nivelet më të larta të Qeverisë Federale të Gjermanisë kulmon në vitet 1992-1998 me pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Kancelarit Helmut Kohl. Që nga viti 1998 e deri më sot Dr. Hans-Achim Roll ka dhënë kontribut të çmuar në përgatitjen dhe/ose zbatimin e reformave ligjore e të administratës publike në shumë vende të Europës Lindore e Jugore, përfshirë Shqipërinë. Ai ka grade Doktor në fushën e se drejtës, mbrojtur në Universitetin e Kiel në Gjermani më 1972 si dhe është anëtar i Shoqatës Europiane të Legjislacionit. Dr. Hans-Achim Roll ka botuar një numër të madh librash dhe artikuj në fushën e të drejtës kushtetuese, administrative dhe civile.



Oliver Whittle
Anëtar i Bordit Ndërkombëtar Këshillimor të TBU

Oliver Whittle, shtetas britanik, është një bankier me përvojë të spikatur dhe me aftësi te zhvilluara në nivele menaxheriale në fazat e ngritjes, zhvillimit dhe mbylljes së bankave, duke përfshirë këtu drejtimin strategjik, marketingun, shitjet, financën  dhe buxhetimin, personelin, zhvillimin e produkteve, menaxhimin e projekteve, teknologjinë e informacionit, operacionet, menaxhimin e riskut duke përfshirë këtu kthimin e kredive të pashlyera, si edhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët nga individët deri te korporatat ndërkombëtare në Britaninë e Madhe, rajonin e Ballkanit dhe Afrikë. Tre vitet e fundit Oliver Whittle ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Raiffeisen në Shqiperi, banka më e madhe në vend. Aktualisht ai eshtë drejtor këshillimor i Sky Petroleum Inc., një kompani amerikane e kërkimit të gazit dhe naftës që ka lidhur tri kontrata koncesionare në Shqipëri. Ai ka kryer studimet universitare në Financë (me rezultate të shkëlqyera), si edhe ka marrë certifikatën e mirënjohur të kualifikimit profesional për bankat nga UK Chartered Institute of Bankers (ACIB) dhe certifikatën e kualifikimit nga Chartered Institute of Personnel Development (MCIPD).



Stephen Barclay Strauss
Anëtar i Bordit Ndërkombëtar Këshillimor të TBU

Stephen Barclay Straus është një menaxher me eksperiencë në veprimtari biznesi e bankare në Europën Juglindore, Europën Perëndimore dhe në SHBA. Ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme, mes se cilave: anëtar i Bordit dhe Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Vlerësimit të Riskut në Raiffeisen Bank në Shqipëri, Drejtor i Përgjithshëm i Emporiki Bank në Bullgari, Zev.President i City Bank në Europë dhe në New York. Z. Straus ka dhënë kontribut thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit si ekspert ndërkombëtar i projektit të USAID në Shqipëri. Ai ka drejtuar procesin e përgatitjes së curriculave të MBA të Universitetit Amerikan në Bullgari si dhe ka dhënë leksione në studimet Master në Financë dhe Bankë të organizuara nga City Bank. Z. Straus, qytetar amerikan, ka kryer studimet Master në Çeshtjet Publike dhe Ekonominë Ndërkombëtar në Universitetin Priceton (SHBA) si dhe ka marrë certifikatën ne Ekonomine Politike në Institutin e Studimeve Politike në Paris (France). Aktualisht zhvillon aktivitet këshillimor në fushën e financimit të investimeve për disa nga bizneset me të mëdha të huaja dhe vendase në Shqipëri.



Gary J. Reid
Anëtar i Bordit Ndërkombëtar Këshillimor në TBU

Gary J. Reid kohët e fundit (Shtator 2010) doli në pension si Specialist i Menaxhimit  të Sektorit Publik Kryesor në Bankën Botërore, ku ai shërbeu si Koordinator për Grupin  Tematik të Reformës Administrative dhe Shërbimit Civil të Bankës Botërore. Ai ka  dhënë mësim në Universitetin Tufts, Universitetin Amerikan, SAIS dhe Universitetin e Kalifornisë Jugore, ku ai ishte Profesor i Asociuar i Administrimit Publik para se ti bashkohej Bankës Botërore në vitin 1991. Gjatë punës e tij në Bankën Botërore, ai ka punuar me qeveritë në të gjithë Amerikën Latine dhe Karaibe, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe në Afrikë dhe Azi, në hartimin dhe zbatimin e programeve  të mëdha reformatore të administrimit publik, më së fundmi në Kamboxhia, Shqipëri,  Rumani, Maqedoni dhe Sierra Leone. Dr. Reid fitoi titullin Ph.D. në Planifikim Urbanistik nga Universiteti i Harvardit. Ai ka shërbyer në Bordin e Botuesve të Rishikimit të  Administratës Publike, mori çmimin Scoville Henry për kërkime të dalluara dhe shërbim  në administratën publike në 1989, dhe u zgjodh Anëtar i Akademisë Kombëtare të  Administratës Publike në 2007, ku ai shërben si Kryetar i Panelit Ndërkombëtar të  Përhershëm të Akademisë. Dr. Reid ka publikuar gjerësisht mbi menaxhimin e burimeve njerëzore, reforma në administrimin publik, proceset kolektive të vendimmarrjes, dhe mbi çështjet e deklarimit të pasurisë dhe të të ardhurave.



Linked in
© 2010 TBU - Tirana Business University. All rights reserved
Design by BaronPrint Developed by CplusMedia