
Tirana Business University u krijua në Tiranë, në Maj 2010 dhe do të ushtrojë aktivitetin e saj si shkollë e lartë universitare private,në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi. TBU është miratuar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Këshilli i Ministrave me VKM nr.794, datë 06.10.2010 dhe regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në datën 1 Qershor 2010, me NUIS: L01801024T. Forma juridike e organizimit të shoqërisë është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Në vitin e parë akademik 2010-2011 Tirana Business University ofron studime:
BACHELOR: "Administrim Biznesi" në profilet: menaxhim, marketing, kontabilitet-financë dhe "Business Law"
MASTER PROFESIONAL: "Administrim Biznesi" në profilet: menaxhim, kontabilitet-financë; "Business Law"; "Administrim Publik"
MASTER SHKENCOR: "Menaxhim"; "Business Law"
"Tirana Business University" u themelua nga: Artan Hoxha, Enea Janko dhe Gjergj Buxhuku.
Themelues dhe President i Bordit të Administrimit të TBU
Themelues dhe Administrator i TBU
Enea Janko ndërthur eksperiencën praktike me atë akademike në administrimin e binesit. Administrator i disa bineseve: themelues dhe administrator i "EJ Business Consulting" nga viti 2008 e në vahdim; Drejtor i Përgjithshëm i "Birra Tirana" sh.a, një prej kompanive më të mëdha e të suksesshme shqiptare (2003-2008); Drejtor i Përgjithshëm i "Bursa e Tiranës" sh.a (2002); Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Mediatike Spektër sh.a/Gaeta Shekulli (1997-1998) si dhe lektor i lëndëve "Sjellje Organiative" dhe "Hyrje në Ekonomi" në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik i Universitetit "P&S Qiriai", Universiteti Justiniani i Parë; janë dy drejtimet e eksperiencës së . Janko që e bëjnë atë një njohës të shkëlqyer të çështjeve të drejtimit e menaxhimit të binesit në përgjithësi e të bineseve në mjedisin shqiptar në veçanti, e në këtë kuadër edhe të natyrës së njohurive dhe aftësive që bineset shqiptare dhe tregu i punës kërkojnë nga universitetet shqiptare lidhur me rolet e menaxherëve, financierëve apo juristëve.
(shko lart)
Themelues dhe Anëtar i Bordit të Administrimit të TBU
Gjergj Buxhuku është nismëtari dhe Administrator i Përgjithshëm i Konfederatës së Industrive të Shqipërisë (Konfindustria), një nga organizatat më të njohura e më aktive në mbështetje të zhvillimit industrial dhe të mbrojtjes së interesave të industrive shqiptare. Si drejtues i Konfindustrisë dhe njohës i thelluar i çështjeve ekonomike të biznesit, Z. Buxhuku spikat për aktivitetin intensiv publik e mediatik si dhe për njohjet e lidhjet e tij me bizneset industriale e të shërbimeve shqiptare dhe të huaja në Shqipëri si dhe me konfederata të industrive të vendeve të ndryshme europiane.
Eksperienca 20 vjeçare e z. Buxhuku shënon kryerjen edhe të detyrave të rëndësishme shtetërore ku spikasin roli i tij si këshilltar për çështjet ekonomike të Presidentit të Republikës së Shqipërisë (2003-2004); këshilltar i Kryeministrit (2002); Koordinator në Këshillin e Ministrave( 1997-1999); këshilltar i Ministrit të Ekonomisë Publike dhe Privatizimit (1999), anëtar i Këshillit Drejtues dhe Themelues i Albanian Mobile Communication-AMC.sh.a (1995-1998); ekspert në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit (1994-1997), ekspert në politikat tregtare dhe tregtinë ndërkombëtare në Ministrinë e Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë (1992-1993).
Eksperienca e tij përfshin edhe aktivitete akademike si lektor për lëndën e menaxhimit të medies në Departamentin e Gazetarisë, Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tiranës (1998) si dhe analist i Radios "Europa e Lirë" (2001-2002).
Z. Buxhuku ka kryer studimet Master në Menaxhim Projekti në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Republikës së San Marinos (1992-1994) ndërsa studimet universitare i ka kryer në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave, Universiteti Politeknik i Tiranës (1984-1989).
(shko lart)