
Në përpjekjen e tij për realizimin e misionit për edukimin e studentëve në fushën e biznesit dhe ekonomisë, TBU, në bashkëpunim me MASH dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale, do të organizojë një konkurs me nxënësit e shkollave të mesme publike dhe private në qytetet kryesore të Shqipërisë për vitin akademik 2011-2012.
Synimi kryesor i organizimit të këtij aktiviteti është të rrisë interesin e nxënësve te shkollave te mesme për lëndën e ekonomisë, te cilën ata zhvillojnë gjate programit mësimor dhe te ndihmojë orientimin e tyre drejt studimeve universitare ne fushën e administrimit te biznesit dhe te drejtës për biznes, për t’u bere te zote ne profesionet qe ndoshta janë nder me interesantet dhe sfiduesit ne morine e profesioneve te ndryshme, qe te krijojnë mundësinë për një rritje te shpejte dhe te sigurte personale dhe profesionale, por edhe për te kontribuar ne sektorët qe janë padyshim nder me te rëndësishmit për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies se shoqërisë ku jetojmë.
Tema e konkursit lidhet me njohuritë e nxënësve në fushën e ekonomisë, si: konceptet baze të ekonomisë, kërkesa, oferta dhe funksionimi i tregut, roli i konsumatorit në ekonominë e tregut, prodhimi, konkurrenca e firmave në treg, paraja dhe institucionet financiare, etj, duke synuar në këtë mënyrë thellimin e njohurive të nxënësve në këto fusha. Gjithashtu, në konkurs do te konkurrohet edhe nëpërmjet shpalosjes se aftësive sipërmarrëse dhe krijuese te nxënësve për hartimin e një plani te thjeshte biznesi, si edhe te një storyboard reklame për një kompani qe operon në Shqipëri.
Konkursi “SIPËRMARRËSIT E SË NESËRMES” është një sfidë midis ekipeve të shkollave të mesme të një rrethi dhe midis rretheve mbi njohuritë e tyre për Ekonominë. Sfida do të ketë formën e një konkursi klasik, ku skuadrat do t’u përgjigjen pyetjeve të një paneli jurie të ngritur nga TBU dhe do të gjykohen jo vetëm mbi njohuritë e tyre, por edhe mbi aftësitë analitike të argumentimit të përgjigjeve dhe punës në grup.
Rregullat e konkursit “SIPËRMARRËSIT E SË NESËRMES” (.Doc)
APLIKIMI ONLINE per konkursin “SIPËRMARRËSIT E SË NESËRMES” (.Doc)
Tirana Business University, do të fillojë në datë 16 Dhjetor 2011, ora 15:00-17:00, organizimin e “Ditës së Karrierës”, e cila do të zhvillohet gjatë ditëve të Premte të çdo jave, deri në muajin Maj 2012, me pjesëmarrjen e nxënësve maturantë të shkollave të mesme të Tiranës dhe qyteteve të tjera.
Qëllimi i organizimit të Ditës së Karrierës, është që të informojmë maturantët e shkollave të mesme lidhur me mundësitë që ofrohen në Shqipëri për të ndërtuar një karrierë të sigurt, të qëndrueshme dhe afatgjatë, që mund t’i përshtatet kërkesave dhe kushteve të gjithësecilit.
Të gjithë nxënësit që janë në përfundim të shkollës së mesme, janë në dilemë se si të vendosin për karrierën e tyre:
- Çfarë profesioni mund t’i përshtatet më tepër personalitetit të tyre, interesave të tyre dhe aftësive të tyre?
- Çfarë dege duhet të zgjedhin për të vazhduar studimet e larta; çfarë ofron tregu aktual i punësimit në Shqipëri?
- Cilat janë profesionet më të kërkuara në tregun e punës dhe cilat janë profesionet më të paguara?
- Si mund të përgatiten ata për të qënë të aftë për të kërkuar një punë part-time, ndërkohë që janë duke vazhduar studimet universitare?
- Cilat janë dokumentat që mund të kërkohen për tu punësuar dhe si mund të përgatiten ato në mënyrë sa më profesionale?
- Çfarë mundësish mund të ofrohen në Shqipëri për të financuar studimet universitare, etj?
Këto janë disa nga pyetjet që do tu jepet përgjigje gjatë seancave të prezantimit jo vetëm nga ana e udhëheqësve të zyrës së karrierës të TBU-së, por edhe nga ana e disa konsulentëve të njohur të karrierës që punojnë sot në disa prej kompanive më të njohura të punësimit në Shqipëri, si edhe nga ana e disa prej drejtuesve më të lartë të kompanive të njohura që operojnë në tregun Shqiptar, apo drejtues të departamenteve të tyre të burimeve njërëzore.
Pjesëmarrja në Ditën e Karrierës, është hapi juaj i parë si profesionistë.
Ejani dhe do të provoni një eksperiencë të dobishme që do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj dhe do t’ju shërbejë për gjithë jetën!
Seminar Trajnimi “Përditësimi dhe thellimi i njohurive në Ekonomiks dhe Sipërmarrje”
Tirana Business University, me synimin për të rritur cilësinë e mësimdhënies së lëndës “Ekonomia” që zhvillohet në shkollat e mesme, organizon falas seminarin trajnues 4 ditor “Përditësimi dhe thellimi i njohurive në Ekonomiks & Sipermarrje” në datat 5 - 8 Shtator 2011, me të gjithë mësuesit e interesuar që zhvillojnë këtë lëndë në shkollat e mesme (gjimnaze ose profesionale).
Ky trajnim organizohet në ambientet e TBU në Rrugën e Kavajës (ish Parku).
Në fund të seminarit TBU do të japë një certifikatë për të gjithë pjesëmarrësit.
Bashkëngjitur do te gjeni programin e plotë të seminarit si dhe formularin e aplikimit të cilin duhet ta plotësoni dhe dërgoni në adresën: info@tbu.al, brënda datës 3 Shtator 2011.
Formular Aplikimi (shkarko)
Programi i Seminarit (shkarko)