
Për regjistrimin, studenti duhet të sjellë në TBU dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit
- Dëftesën origjinale të shkollës së mesme.
- Certifikatë origjinale të lindjes ose fotokopje (jo të noterizuar) të pasaportës apo kartës së identitetit.
- Dy fotografi (për dokumenta) të 6 muajve të fundit
- Një raport mjekësor ku deklarohet se studenti është i aftë të ndjekë studimet universitare, ose ku të deklarohen nevojat e veçanta shëndetësore
Studenti duhet të bëjë pagesën në llogarinë bankare të Tirana Business University:
Banka Credins, Tiranë, IBAN AL32 2121 1016 0000 0000 0023 7673
Për më tepër informacion në lidhje me aplikimin, ju mund të kontaktoni nëpërmjet postës elektronike: info@tbu.al Gjithashtu, jeni të mirëpritur pranë zyrave tona në adresën:
Rruga e Kavajës, Kodi Postar 1023
Tel : +355 4 22 60 443
Fax: +355 4 22 60 850
Tiranë- Shqipëri
Regjistrimet kanë filluar.
Ju mirëpresim çdo ditë nga e Hëna në të Shtunë, ora 9.00- 19.00