
Sot, “Të zgjedhësh” është problematika kryesore. Kur ndjehesh i plotësuar si student është shumë mirë, por kur je i mbështetur si individ është mrekullia vetë...Kjo është TBU!
Tirana Business University paraqet tek ne derën drejt të ardhmes sonë për të hyrë më të sigurtë. Ofron tek studentët çelësin e duhur për të hapur porta gjigande biznesi kudo për ata që duan të arrijnë dicka në jetë. Duke marrë parasysh pikëpamjet që TBU ka rreth studentëve unë vendosa të shkollohem tek TBU dhe jam shumë e lumtur për këtë. Ju mirëpresim edhe juve!
Një universitet tipik për ata që duan të mësojnë më shumë për biznesin bashkëkohor botëror gërshetuar me përvojat më të mira shqiptare. Për këtë na siguron përvoja e sukseshme e stafit akademik e në veçanti kontributi në ekonominë shqiptare i tre themeluesve të TBU.
Stafi akademik elitar, realizimi i praktikave mësimore në çdo vit akademik përkatës, programe studimi sipas modeleve gjermane, ndikuan e lehtësuan zgjedhjen time për të zhvilluar studimet universitare pranë Tirana Business University.
Hapa të vegjël që vrapojnë në mënyrë galopante drejt një të ardhme plot vizion! Kam thënë gjithmonë më thuaj ku studion të të them si do të bëhesh, ndërsa sot them me krenarinë më të madhe që unë studioj në TBU.